19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Juventus zyrtarizon blerjen e parë në merkato

Timothy Weah është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventus-it. Amerikani mbërrin në marrveshje të përhershme nga LOSC Lille.

Juventus do të paguajë 10.3 milionë euro te Lille për kartonin e amerikanit, të ndara në tre këste. Shuma në total, në bazë të bonuseve, mund të rritet deri në 13.4 milionë euro.

Anësori do të mbajë veshur fanellën me numër “22” dhe kontrata e tij në “Allianz Stadium” do të zgjasë deri në verën e 2028.

22-vjeçari është djali i George, presidenti aktual i Liberisë dhe një ish-sulmues i madh, ndër të tjera, për Milan-in, ku luajti në gjysmën e dytë të viteve ’90, dhe më parë për PSG dhe Monaco.

Kontakti i Weah i parë me topin ndodhi në shtetin e Nju Jorkut, përpara se tu thoshte lamtumirë SHBA-ve dhe të mbërrinte në Evropë në moshën pak më shumë se pesëmbëdhjetë vjeç në ekipin e të rinjve të PSG-së në verën e vitit 2015.

Në Paris, ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në mars të 2018-ës dhe po atë vit fitoi titullin e parë të karrierës së tij ende shumë të re, kampionatin francez.

Në fakt, që nga triumfi i tij i parë me PSG-në, mbrojtësi amerikan ka fituar tetë tituj të tjerë.

Në vitin e ardhshëm ai luajti deri në fillim të janarit për klubin në kryeqytetin francez dhe më pas u huazua në Celtic Glasgow. Në fund të atij sezoni, Timothy në mënyrë efektive shtoi katër trofe në vitrinën e tij personale, dy me PSG – Ligue 1 dhe Superkupën e Francës, dhe dy me skocezët, ligën dhe kupën kombëtare.

Sezoni 2019-20 është edhe një herë i suksesshëm për të falë kombëtares amerikane me të cilën ai fiton Ligën e Kombeve të Konfederatës së vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Triumfi i fundit, sipas rendit kronologjik, në Ligën e Kombeve vjen më 19 qershor 2023 në finalen kundër Kanadasë. Midis këtyre dy sukseseve, ai merr edhe dy kënaqësi të mëdha me LOSC Lille, një ekip të cilit iu bashkua në 2019 pas përvojës në PSG, duke fituar kampionatin francez në sezonin 2020-21 dhe Superkupën franceze vitin e ardhshëm.Albanian Post

Më Shumë

Totaj i pikëlluar për vdekjen e nënës së komandant Drinit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Qamile Rexhës, nënës së heroit kombëtar, Ekrem Rexha - Komandant...

Rrënohet një objekt në Landovicë, mori lejen për fermë të kuajve e u shndërrua në motel

Ka filluar rrënimi i objektit në Landovicë të Komunës së Prizrenit, i cili ishte pajisur me leje ndërtimore për “ranch për kalërim”, ndërsa është...

Lajmet e Fundit