12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Kadime Planeja varroset me nderime të larta në Prizren (Video)

Të premtën në Prizren, është varrosur me nderime qytetare  nacionalistja e hershme e çështjes kombëtare, Kadime Planeja, e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Ajo ishte e persekutuar nga ish regjimi jugosllav së bashku me bashkëshortin e tij, më të cilin kishin vuajtur për disa vite dënimin me burg në Pozharevc të Serbisë, për shkak të angazhimeve në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare të shqiptarëve. Për këtë arsye, kemi qenë të përndjekur vazhdimisht si familje, tregon djali i të ndjeres, Luani.

Nipi i të ndjeres, Sulë Elezi, nga Kukësi, thotë se halla Kadime ishte bijë e devotshme e fisit të Elezajve, e cila për bindjet e saj patriotike, kishte qenë e persektuar politikisht së bashku me familjen për vite të tëra nga regjimi ish jugosllav. Kurse, Miftar Zogiani nga Fushë Kosova, tregoi se çfarë i kishte treguar nëna e tij e cila së bashku me të ndjeren ndanin të njëjtën qeli me të në burgjet sllavokomuniste, ndërsa dhe ai si foshnje njëmuajshe ishte me ato.

Kadime Planeja, i ishte nënshtruar një torture ç’njerëzore nga regjimi i kohës, të ciles me qendresë mbinjerëzore i kishte mbijetuar, i kishte treguar zotëri Zogianit, nëna e tij.

Kadime Planeja, është varrosur pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, me nderime të larta qytetare nga një numër i madh pjesëmarrësish./TV Prizreni/

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit