8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Kaq para shpenzoi Vjosa Osmani për mbushje telefonike në tre mujorin e parë të këtij viti

165.12 euro mbushje telefonike ka shpenzuar ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, tash presidente e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu në tre mujorin e parë të këtij viti.

Ani, pse me vendim të Kryesisë së Kuvendit në maj të vitit të kaluar, kryetari i këtij dikasteri mund të shpenzojë deri në 150 euro në muaj mbushje telefonike, shkruan FrontOnline.

Osmani, që në atë kohë ishte kryetare e Kuvendit në muajin janar ka arritur të shpenzojë më shumë para, gjithsej 83.55 euro.

Në një përgjigje për FrontOnline nga Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, kanë treguar edhe se sa para ka shpenzuar Osmani edhe për muajin shkurt dhe mars.

“Vjosa Osmani-Sadriu në muajin janar ka shpenzuar 83.55€, në muajin shkurt 33.24€ dhe në muajin mars 48.33€”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit për FrontOnline.

E deri, në maj të vitit 2020 kryetari i Kuvendit  nuk ka pasur limit sa i përket shpenzimeve për mbushje telefonike.

Në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se në rast tejkalimi të këtij limiti, procedohet ndalesa nga paga, edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur që të ketë tejkalime

Më Shumë

Komuna e Prizrenit synon thellimin e bashkëpunimit me “Autostrada Biennale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kuratoren e sapo zgjedhur të edicionit të gjashtë të “Autostrada Biennale”, Lucia...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit