13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

KDI kërkon më shumë angazhim për rinin e komunave të regjionit të Prizrenit

takimi i kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar konferencën me temën “Politikat Lokale në sektorin e Rinisë, përvojat nga komunat e regjionit të Prizrenit”. Panelistë të Konferencës ishin: Kujtim Gashi – kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Osman Hasku – drejtorë i Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna e Rahovecit, Leotrim Gërmizaj – drejtor i Qendrës Rinore në Prizren dhe Labinot Berisha – ekspert i fushës në sektorin e rinisë.

Fillimisht, Haxhi Seferqaj – zyrtarë i KDI-së ka prezantuar të gjeturat e analizës mbi politikat lokale të qeverive të komunave të Prizrenit mbi sektorin e rinisë. Në kuadër të të gjeturave të këtij punimi, si rekomandime konkrete ka potencuar: fuqizimin dhe përkrahjen e sektorit të rinisë me mjete më të mëdha buxhetore në politikat lokale për të rinjtë dhe ndarja e kodeve (linjave) buxhetore për sektorin e rinisë, përfshirjen e të rinjve në aktivitetet e komunave me qëllim të përfshirjes së tyre në vendimmarrje, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave të regjionit të Prizrenit dhe Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbi bashkërendimin e aktiviteteve rinore , licencimin e Qendrave Rinore Publike nga Komunat e Regjionit të Prizrenit dhe hapjen e degëve vartëse në qendrat më të mëdha rurale, investimet më të mëdha në infrastrukturën përcjellëse dhe financimin e tërësishëm të Qendrave Publike Rinore nga komunat e regjionit të Prizrenit (resurse njerëzore dhe financiare), hartimi i programeve të edukimit jo-formalë për të rinjtë me qëllim të pregaditjes së tyre për tregun e punës dhe promovim të punës vullnetare, vetë organizim më i madh nga të rinjtë dhe organizatat rinore që veprojnë në komunat e Regjionit të Prizrenit si dhe hartimi i Planeve të Veprimit Rinore në komunat që nuk kanë planet të tilla dhe të zbatohen në përpikëri planet në ato komuna të cilat i kanë të miratuara Planet e Veprimit Rinorë Lokal.

Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka potencuar se “komuna e Prizrenit ka pas në fokus rinin, ku në këtë drejtim është hartuar Plani i Veprimit Rinorë dhe është aprovuar në asamble komunale dhe ky plan tanimë duhet të ridizajnohet për tri vitet e ardhshme dhe është zotuar se sektori i rinisë do të jetë i përkrahur edhe me mjete më të mëdha buxhetore me qëllim të avancimit të politikave në këtë sektorë”.

Osaman Hasku, drejtorë i drejtorisë për kulturë rini dhe sport në komunën e Rahovecit tha se “komuna e Rahovecit ka bërë diçka për sektorin e rinisë me buxhet të komunës derisa ka falënderuar punën e organizatës “SHL-Kosova” për kontributin e dhënë në aktivizimin e rinisë në këtë komunë. Jemi të gatshëm që të rrisim angazhimin që komuna jonë të ketë në fokus rinin dhe në rishikim të buxhetit do ti rishikojmë mundësit për rritjen e mjeteve buxhetore për këtë sektorë”.

Leotrim Gërmizaj, drejtor i Qendrës Rinore në Prizren ka thënë se “ ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë si dhe obligimet tjera ligjore që kanë dalë në kuadër të këtij ligji krijojnë mekanizma të atillë që duhet të merren më çështjen e implementimit të politikave rinore. Me organizatat rinore, KVRL-të në Prizren kemi qenë pjesë e hartimit të Planit të Veprimit Rinore por sfidë në vete ka qenë buxheti i pa mjaftueshëm që ky dokument të implementohet në tërësi”.

Labinot Berisha, ekspert në fushën e sektorit të rinisë tha se “mungojnë politikat lokale në përgjithësi, në komunat që i kanë politikat ta hartuara dhe aprovuara janë fiktive për arsye së nuk ka implementim dhe as monitorim dhe njëkohësisht ka kërkuar nga kuvendet komunale që të aprovojnë këto politika të përcjellura edhe me mjete të mjaftueshme buxhetorë”.

Të pranishëm të tjerë në këtë aktivitet kanë vu theksin tek çështjet tjera që preokupojnë rinin e posaçërisht punësimin e tyre, duke i dhënë mbështetje të gjeturave të punimit si dhe kanë kërkuar që rekomandimet të gjejnë zbatim nga institucionet lokale të komunave të regjionit të Prizrenit.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit