Vlerat e demokracisë në Shqipëri janë nën kërcënim

kerry5Për Sekretarin e Shtetit, Xhon Kerri bllokimi i ambasadorëve të rinj po e dobëson diplomacinë amerikane sidomos në “vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë të kërcënuara”

Sekretari amerikan Xhon Kerri thotë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për demokracinë në Shqipëri.

Shqetësimi i sekretarit Kerri është publikuar me një shkrim të tij në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit ku analizon gjendjen pas bllokimit të kandidaturave për ambasadorë në disa vende.

Në këto vende që sekretari Kerri i quan “strategjike” për Shtetet e Bashkuara përfshihet edhe Shqipëria:

Për zotin Kerri bllokimi i ambasadorëve të rinj po e dobëson diplomacinë amerikane sidomos në “vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë të kërcënuara”.

Vendet e lëna bosh janë në disa vende strategjike të Europës, si Hungaria, Turqia, Republika Çeke, Moldavia dhe Shqipëria. Pa autoritetin e një ambasadori ne nuk mund të vazhdojmë angazhimin e plotë me zyrtarët e lartë në këto shtete ku vlerat demokratike janë nën kërcënim”-shkruan sekretari Kerri.

Ai jep më tej një shembull tjetër për domosdoshmërinë e emërimit sa më shpejt të një ambasadori për Shtetet e Bashkuara:

“Ne kemi nevojë për një ambasador në Guatemalë për të ndihmuar në gjetjen e mënyrave të parandalimit të dëshirës së fortë hyrjes në kufirin tonë të të vegjëlve të pashoqëruar”.

Shkrimi i Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri me titull “Pse është bllokues për diplomacinë Senati amerikan” u publikua në 8 korrik 2014./ylyriapress/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit