7.8 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Kënga e re e Bob Dylanit: “Jam si Ana Frank, si Indiana Jones”

Bob Dylani ka vazhduar valën e publikimit të veprave të reja origjinale muzikore pas tetë vjetësh, duke e plasuar së fundi këngën në të cilën ai qartazi e krahason veten me Ana Frankun, Indiana Jonesin, “Rolling Stones”-in dhe William Blaken.

Me plot katër minuta e gjysmë, “I Contain Multitudes” është dukshëm më i shkurtër se kompozimi i tij i rikthimit “Murder Most Foul”, një këngë kjo 17-minutëshe kushtuar vrasjes së presidentit amerikan, John F. Keneddy. Sikurse kënga e parë, “I Contain Multitudes” është pa përcjelljen e tingujve të perkusioneve, mbështetur vetëm në kitarë akustike, elektrike dhe elektrike me pedale.

Tekstshkruesi 78-vjeçar e paralajmëroi përmes një postimi me hashtag “Twitter”, duke shkruar: “#sot dhe #nesër, #skeletët dhe #të zhveshurit, #xixëllimë dhe #shkrepje, #AnaFrank dhe #IndianaJones, #veturat e shpejta dhe #ushqimi i shpejtë, #xhinset dhe #mbretëreshat, #Beethoveni dhe #Chopini, #jeta dhe #vdekja”. “I Contain Multitudes” e shpalos një vlerësim ironik, por krenar të vetë teksteve të shkruara dhe personalitetit të tij, transmeton KOHA.

Në disa pjesë, ai e krahason veten me shkrimtarin gotik, Edgar Allen Poe, derisa në tjetrën tërheq paralele me një referencë të këngës së David Bowies “All the Young Dudes”. Kthimi i Dylanit në muzikë dhe në shkrimin e teksteve, ndodh pas tri albumesh cover “Shadows in the Night” (2015), “Fallen Angels” (2016) dhe albumin e trefishtë “Triplicate” (2017).

Këngët janë të parat të publikuara nga ai, qëkur e fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2016. “Murder Most Foul” është vlerësuar lart nga kritika qysh nga publikimi gjatë muajit të shkuar, teksa Alexis Petridis i së përditshmes britanike “The Guardian” i ka lartësuar “vargjet e saj të dendura dhe intriguese… muzikalisht”. “Është krejt ndryshe prej gjithë atyre që Dylani ka krijuar deri më tani”, ka shkruar Petridis. Edhe revista “Rolling Stone” e ka cilësuar lart, duke shkruar se ngërthen “ato shkathtësi që e bëjnë një vepër muzikore të na sjellë rehati në kohë të traumës kombëtare”.

Më Shumë

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit