E mbuluar e gjitha me bojë, ç’i ndodhi Bora Zemanit në karantinë

Moderatorja e njohur Bora Zemani është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës, duke ndarë me ndjekësit rutinën e saj. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka vendosur të lyejë flokët vetë në shtëpi, duke qenë se parukeritë qëndrojnë të mbyllura si pasojë e Koronavirusit.

Bora ka publikuar foto në Instastory dhe ka treguar se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Moderatorja është përlyer e gjitha me bojë dhe shkruan: “Kush tha që është e lehtë të lyesh flokët vetë?”.

Në një postim tjetër ajo ironizon me humor personat që shprehen se vajzat brune e kanë më të lehtë me flokët. “Hë se brune je, i lyen kollaj”, shkruan moderatorja me të qeshura. Ndonëse lyerja e flokëve u shoqërua me një rrëmujë të madhe, mbetet për t’u parë rezultati.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit