Kështu e vuri në siklet Fifi, Arbana Osmanin

Mbrëmë u zhvillua spektakli i radhës i “Big Brother VIP” që në këtë sezon do jetë dy herë në javë. Një nga momentet përmbyllëse ishte zbatimi i “dënimit” për katër prej konkurrentëve.

Ata patën vetëm pesë minuta kohë për t’i marrë të gjitha gjërat, nga veshja tek ushqimi për tre ditët në zonën tjetër të shtëpisë.

Por, një moment epik e ka sikletosur Arbanën. Fifi është ankuar për shkak se i ka harruar pecetat higjienike femërore pasi Arbana i tha se nuk mund të marrin më asgjë.

“Ky është një problem të cilin vëllai i madh do ta mendoj se si do ta rregullojë. Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues që janë me këtë shqetësim të Fifit. Nga sot e tutje, të gjithë dimë pak më shumë se ç’duhet për ty Filloreta” – është shprehur Arbana duke qeshur e në siklet.

Teksa Fifi vazhdonte të fliste, Arbana është kujdesur që ta ndërrojë temën e bisedës pa e zgjatur më shumë mungesën e pecetave higjienike.

Më Shumë

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Lajmet e Fundit