34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kjo foto e Angela Martinit me të birin ‘do t’ju shkrijë zemrën’!

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

E përpos postime provokuese, bukuroshja ndan shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, e më i fundit padyshim që ‘na shkriu zemrat’. Si rrallëherë, modelja ndau me ne një foto teksa mban pranë vogëlushin e saj ndërkohë që të dy po flejnë .

Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit