24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

KMDLNj kërkon drejtësi për Shyhrete Berishën

Shyhrete Berishës, suharekKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me rastin e Shyhrete Berishës, e mbijetuara e masakrës më të madhe të Suharekës, për pretendimin e saj se i takon hise në pasurinë e bashkëshortit të saj të ndjerë.

KMDLNj për këtë rast e bënë përgjegjëse edhe gjykatën kompetente që nuk ka vepruar shpejtë dhe duke e trajtuar rastin me prioritet për shkak të ndjeshmërisë.

“E mbijetuara e masakrës ndaj familjes Berisha që e kryen forcat paramilitare, policore dhe ushtarake serbe në Therandë, znj. Berisha përkundër faktit se në masakrën ndaj familjes Berisha humbi burrin dhe 4 fëmijët, edhe 15 pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk po mund të realizojë njërën ndër të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e trashëgimisë. Në një kontest të stërzgjatur gjyqësor që ka filluar para 12 vjetësh ajo po përballet me mohimin e të drejtës që të trashëgojë shtëpinë ku ka jetuar me burrin dhe 4 fëmijët e ekzekutuar nga forcat serbe”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj thotë se sot në Kosovë e drejta e trashëgimisë është e rregulluar me Ligjin për Trashëgiminë i cili përcakton qartë këtë të drejtë andaj thirrje eventuale në të drejtën zakonore apo Kanunin e Lekë Dukagjinit përveç se është anakronizëm është edhe një veprim i pamoralshëm dhe demonstrim i hapur i diskriminimit që i bëhet femrës në Kosovë në përgjithësi ndërsa Shyhrete Berisha në veçanti.

Në rastin konkret, KMDLNj e bënë përgjegjëse edhe gjykatën kompetente që nuk ka vepruar shpejtë dhe duke e trajtuar rastin me prioritet për shkak të ndjeshmërisë së rastit në mënyrë që të eliminohet diskriminimi në baza gjinore ndaj Berishës.

Për KMDLNj –në është i parëndësishëm fakti ku jeton Shyhrete Berisha (Gjermani) e që përdoret si argument në kontestimin e së drejtës së pakontestueshme, të drejtës për trashëgimi. Gjithashtu, manipulimi me faktin kinse babai i Xhelal Berishës, si trashëgimtar i vetëm i kësaj prone e njeh për trashëgimtar të ligjshëm dhe të vetëm Xhelal Berisha nuk paraqet fuqi juridike që e përjashton Shyhrete Berisha nga trashëgimia.

“KMDLNj përkrah të drejtën e pamohueshme të znj. Shyhrete Berisha për trashëgimi të pronës familjare dhe kërkon të ndërpriten diskriminimet që u bëhen femrave në realizimin e kësaj të drejte duke kërkuar gjithashtu që Ligji për Trashëgiminë të respektohet në përpikëri pa bërë dallime etnike, fetare e në rastin konkret gjinore”, thuhet në fund të këtij reagimi të KMDLNj-së.

Më Shumë

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Vodhi rreth 5 mijë euro, arrestohet brenda natës i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes...

Lajmet e Fundit