21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Komisioni Komunal i Aksionarëve në Prizren raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”

Raportimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve nga Komuna e Prizrenit në ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” lidhur me operimin në vitet e shkuara të kësaj kompanie të mbeturinave ka ngjallur dyshime për parregullsi. Sipas tyre, KRM “Ekoregjioni” ka borxhe milionëshe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ndërkohë që është ndëshkuar nga ky institucion edhe për lëshimet e bëra vite më parë.

Anëtari i KKA-së nga Kuvendi i Prizrenit në këtë ndërmarrje publike, Petrit Hoxhaj (LDK), para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka theksuar se “Ekoregjioni” ka borxhe të mëdha prej viteve të shkuara si ndaj ATK-së ashtu edhe ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, raporton KOHA.

“Vlen të theksohet se shpenzimet tjera që janë krijuar gjatë viteve 2018 dhe 2019 është sepse ‘Ekoregjioni’ ka pasur borxhe të mëdha ndaj Kompanisë së Deponisë së Mbeturinave dhe po ashtu ndaj ATK-së. Ka pasur borxh ndaj ATK-së në TVSH, në kontributet pensionale, në tatimin në të ardhura, edhe ndëshkim kamatash interes, që nuk janë paguar gjatë periudhës 2018 e më parë”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij, pas një kontrolli të bërë nga ATK-ja, ‘Ekoregjioni’ është dënuar me mbi 500 mijë euro.

Ndërsa anëtari tjetër i KKA nga Kuvendi i Prizrenit, Karanfil Haxhillari (VV), ka theksuar se puna e këtij komisioni në fillim ka qenë e orientuar në katër drejtime përfshirë skanimin e gjendjes në “Ekoregjion”, nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit, respektimin e Ligjit mbi ndërmarrjet publike dhe ndalimin e eliminimin e informalitetit dhe paligjshmërive të ndodhura në këtë kompani.

Më Shumë

Mbrëmje magjike në “Fadil Vokrri”: Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Elvis Rexhbecaj zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të...

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Lajmet e Fundit