8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova.

Për të lënduar nuk është raportuar.

Njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë.

”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”.

”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”.

”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

 

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit