9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit vazhdon devalvimin e parasë publike

Elmedina BaxhakuNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit tetor ka shqyrtuar çështjen e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.
Monitoruesja Elmedina Baxhaku, tha se raporti i shpenzimeve të Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se në pjesën e parë të këtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit janë shpenzuar mbi 113 mijë euro për karburante për vetura, dhe afër 35 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.

“Shpenzimet e telefonisë mobile për periudhën gjashtë mujore janë mbi 21 mijë euro. Ndërsa për drekat zyrtare janë shpenzuar mbi 46 mijë euro, derisa mbi 10 mijë euro kanë kushtuar manifestimet e ndryshme. Për udhëtimet jashtë vendit janë shpenzuar mbi 25 mijë euro të buxhetit komunal, derisa udhëtimi brenda vendit në 6 muaj ka kushtuar mbi 22 mijë euro”

Monitorimi, sipas saj, pas krahasimit me shpenzimet e vitit të kaluar ka konstatuar se komuna nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e shoqërisë civile që kanë pas për qëllim sjelljen më të përgjegjshme dhe menaxhimin më të mirë të buxhetit nga ana e zyrtarëve të komunës. “Përkundrazi është vazhduar me praktika të njëjta. Në 6 mujorin e parë të vitit 2012, komuna e Prizrenit për karburante për vetura ka shpenzuar 112 mijë euro, derisa për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre janë shpenzuar afro 32 mijë euro. Shpenzimet e telefonisë mobile në 6-mujorin e 2012-ës kanë qenë mbi 15 mijë euro, derisa për drekat zyrtare dhe manifestimet e ndryshme janë shpenzuar 31 mijë euro. Edhe shpenzimet jashtë vendit një vit më parë kanë kushtuar rreth 18 mijë euro”

Vitin e kaluar “EC Ma Ndryshe” ka konstatuar se praktikat e këtilla të shpenzimit të parasë së buxhetit komunal janë në kundërshtim me realitetin social dhe ekonomik të qytetarëve të Prizrenit. Shihet se komuna ka vazhduar me logjikën e njëjtë të shpenzimeve, edhe përkundër rekomandimit të qartë të monitorimit nga viti i kaluar për më shumë kujdes.

”Përkujtojmë qeverinë komunale që duhet t’i zbatojë standardet e qeverisjes së mirë, të cilat janë: përqendrimi në rezultate që janë në dobi të qytetarëve; sigurimi se qytetarët marrin shërbime të mira, me vlerë të shtuar për taksat e tyre; llogaridhënia; promovimi i vlerave të institucionit, duke dhënë shembull me sjellje të përgjegjshme dhe menaxhim të mirë të buxhetit dhe vendimmarrja transparente. Arsyetimi i dhënë nga zyrtarët e komunës së Prizrenit është se në këto shpenzime bëjnë pjesë edhe borxhet e shlyera nga viti 2012. Sipas tyre 37.500 euro ka qenë borxhi i paguar për karburante dhe 4 mijë euro për dreka zyrtare. Ata kanë pohuar se për gjashtë muaj të 2013-s janë shpenzuar 80 mijë euro për karburante, ku mbi 55 mijë euro janë karburante për vetura dhe afër 25 mijë euro janë derivatet për gjenerator”
Megjithëkëtë, “EC Ma Ndryshe” konstaton se qeveria komunale brenda 6 muajve të 2013-s nuk ka aplikuar standarde të qeverisjes së mirë në menaxhimin adekuat të buxhetit dhe nuk e ka marrë parasysh faktin se menaxhon me buxhetin e një komune me nivel mjaft të dobët të zhvillimit ekonomik dhe me tregues alarmant të niveleve të varfërisë, papunësisë dhe rasteve sociale.

Për këto arsye “EC Ma Ndryshe” rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të merr masa adekuate për ndalimin e praktikave të deritanishme të përvetësimit dhe devalvimit të parasë publike;
– Të bëj rishqyrtimin e vijave buxhetore për vitin aktual dhe të ardhshëm dhe të shkurtoj shpenzimet në kategoritë e lartpërmendura; dhe
– Të na i paraqet faturat e jo raportet e përmbledhura, për të vërtetuar transparencën dhe llogaridhënien
.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit