Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK’së se vdiqën tre qytetarë të Malishevës nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Komunën së Malishevës, 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me Covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK, si dhe nga kontaktet me rastet në terren, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka sqaruar se njëri nga të vdekurit ka qenë i konfirmuar më herët me virus, njëri ka dal pozitiv pas vdekjes si dhe njëri sipas njoftimit të komunës nuk ka qenë asnjëherë i konfirmuar me këtë virus.

“Për sqarimin e drejtë të opinionit, njëri nga të vdekurit, ka qenë i konfirmuar më herët me covid-19, ndërsa rasti i dytë është konfirmuar sot, sipas raportit të lëshuar, konfirmimi është bërë pas vdekjes, ndërsa rasti i tretë, asnjëherë nuk është i konfirmuar si person i prekur me covid-19. Rastet e regjistruar sot, vijnë nga këto vendbanime: Temeqinë 6 raste, Malishevë 3 raste, Vërmicë dhe Banjë nga 2 raste, dhe nga 1 rast në Bellanicë, Dragobil, Drenoc, Gurbardh, Turjakë, Ngucat, Carrallukë dhe Lubizhdë”, thuhet në njoftim.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 628 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 39 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 96 persona./Gazeta Express/

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit