23.4 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Komuniteti i çiklistëve të Prizrenit pedalon për korsi

Në performansën publike “Vozit Biçikletë” të organizuar nga “EC Ma Ndryshe”, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të shtunën kanë marrë pjesë dhjetëra çiklistë, të cilët me pedalimin nëpër qytet kanë adresuar në mënyrë publike kërkesën për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit.

Grumbullimi i çiklistëve ka nisur në sheshin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, me ç’rast nga Ura e Arastës ka nisur edhe xhiroja që ka përshkruar rrugën unazore të qytetit. Policia e Kosovës ka asistuar në këtë aktivitet komunitetin e çiklistëve, që është përbërë nga grupmoshat e ndryshme.

Pas xhiros së plotë nëpër rrugën unazore të qytetit, çiklistët janë kthyer në Kej, ku edhe kanë nënshkruar peticionin për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta.

“Qyteti gjithëpërfshirës…” është projekt tre-vjeçar i “EC Ma Ndryshe”, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit.

Kërkesa për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit ka ardhur nga komuniteti. /PrizrenPress.com/

Ciklistet ne Prizren1 Ciklistet ne Prizren2

Më Shumë

Jan Palokaj zyrtarizohet te Bashkimi i Prizrenit

Bashkimi ka bërë zyrtar transferimin e basketbollistit Jan Palokaj. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. “Jan Palokaj ka nënshkruar kontratë me klubin tonë për...

Rahovec/ Vreshtarët ankohen për çmimin e rrushit, paralajmërojnë protesta

Në rajonin e Rahovecit, po vazhdon fushata e vjeljes së rrushit. Vreshtarët ankohen se përpunuesit pak po e paguajnë rrushin. Kërkojnë rritje të çmimit...

Lajmet e Fundit