22.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë — gjithsej 21 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe personi i 21 me koronavirus në Kosovë.

Sot janë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 21 mostra të cilat dyshohej se kanë COVID-19, e njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv, pra ka koronavirus.

Personi 46-vjeçar nga Lipjani i prekur me koronavirus ka ardhur nga Gjermania me 11 mars.

Gjithashtu IKSHPK ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi e të mos dilet në vende publike.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

NJË RAST I KONFIRMUAR ME COVID-19!

Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive.

Apelojmë të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.853 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 809 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 19.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibabë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 225.252 raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste të COVID-19: Itali (35.713), Spanjë (14.769), Francë (9.134), Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051), Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (43) dhe Mal të zi (8).

Deri me 19 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.245), Italia me (2.978), Iran (1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188 raste të vdekjes: Itali (2.978), Spanjë (638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji (6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari (3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.

Por, nese nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Më Shumë

4 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve në Kosovë. Nga këta 63 pacientë prej tyre 22 janë konfirmuar...

Enca pranon ofertën për ta kaluar natën me para me një ndjekës, por ka një kusht

Këngëtarja, Enca Haxhia, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta saj e përditshme. Madje, shpeshherë provokon imagjinatën...

Temperaturat sot arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Deri në fundjavë moti në Kosovë do të mbetet shumë i nxehtë. Të dielën do të ketë rënie të  temperaturave, por nxehtë. Të shtunën...

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Interi thuhet se dëshiron mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba dhe është i gatshëm të ofrojë lojtarë në këmbim të veteranit, ndërsa ndër...

Sot protestohet para Qeverisë

Për herë të dytë brenda më pak se shtatë ditë, Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mblidhen për të protestuar para Qeverisë së...

Si u prit largimi i shkrimtarit Ismail Kadare nga Tirana dhe Shoqëria civile

Nga Aurenc Bebja, Francë – 24 Qershor 2021 Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të shtunën e 27 tetorit 1990, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me largimin...

Brenda festës së ditëlindjes së Zaimina Vasjarit

Një ditë më parë, Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga fansat, miqtë dhe...

Haskuka përuron tri fusha sportive në lagjen “Ortakoll”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi sot kanë bërë përurimin...

Morena Taraku nuk ndalet me pozat provokuese, ekspozon të pasmet

Nëse shkoni në profilin e Morena Tarakut në “Instagram” do të gjeni poza shumë “hot” të saj, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e të...

Burrat e famshëm që tradhëtuan gratë e tyre

1. Ben Affleck Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më...

Akaki Khorava, personazhi i Skënderbeut në filmin e vitit 1953

Data 23 qershor e vitit 1972 e ndau nga jeta Akaki Khorava. Nuk ka njeri që nuk e njeh si fytyrë, por pak e...

Profesori amerikan: Kurti të mos e pranojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj...

Prizren/ Asfalti i derdhej nga kamioni, shoferi e kupton pas 300 metrave

Sot në rrugën e Krushës në Prizren, një kamion kishte rrezikuar trafikun dhe për pak sa nuk kishte shkaktuar aksident me disa vetura. Sinjalizuesit e...

Bizneset akoma nën hije të pandemisë, ndihmat nga Qeveria të pamjaftueshme

Nga sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, thonë se dëmet e shkaktuara nga pandemia akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria janë të...

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër...

Modelja bukuroshe, një tifoze s*ksi e kombëtares italiane

Kombëtarja e Italisë është në super formë në këtë Kampionat Europian dhe po bën një lojë të jashtëzakonshme. Italia siguroi kalimin e grupit me...

Lajmet e Fundit