-2.9 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për themelimin e Grupit punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se duke pasur parasysh prioritetin strategjik kryesor për anëtarësim në NATO, Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar formimin e Grupit për integrimin e vendit tonë në NATO.

“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimi i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla theksoi se politika e zgjerimit të NATO-s është krejtësisht në përputhje me aspiratën shtetërore të Kosovës, për t’u bërë pjesë e një aleance që mbron vlerat e përbashkëta, si paqen, sigurinë e demokracinë.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik kryesor i Republikës së Kosovës”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ministrja e Punëve të Jashtme tha më tej se Kosova ka dëshmuar përkushtimin për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të përbashkëta si dhe përkushtimin të kontribuoj për paqe dhe siguri jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ajo tha se veprimet dhe vendimet e shtetit të Kosovës e tregojnë qartë orientimin demokratik dhe paqedashës të shtetit tonë. /Telegrafi/

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit