Kosova nuk do të marrë pjesë në Eurovizion

Unioni i Transmetuesve Evropianë në faqen zyrtare në Twitter ka shkruar sot se Kosova nuk do të marrë pjesë në Eurovizion, dhe një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për shumë kohë.

“Aktualisht Kosova nuk ka anëtarësi aktive në EBU, prandaj nuk do të marrë pjesë dhe nuk mundet të jetë pjesë e garës” shkruhet në Twitter-in zyrtar të EBU-së.

Përgjigjja ka ardhur pasi Petrit Selimi ka shkruar në Twitter se e di sigurtë që Kosova do të debutojë në Eurovizionin e vitit tjetër në Suedi. Në ndërkohë, në Twitter ka nisur luftë mes fansave nga Kosova e Serbia, të dytët kundër Kosovës në këtë garë dhe tërheqjes eventuale të Serbisë nga kjo garë evropiane muzikore. /KultPlus.com /

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit