-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

Kosova, pjesë e panairit të librit në Frankfurt

Hap dyert sot panairi më i madh i librit në botë në Frankfurt të Gjermanisë me temën “Ide që lëvizin botën”. I ftuar nderi është shteti i Norvegjisë. Janë mbi 7,300 ekspozues nga e gjithë bota, ndër të cilët, tradicionalisht, i pranishëm është edhe shteti i Kosovës, organizuar e prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Kosovës në Berlin.

Pos Çmimit Nobel, muaji tetor shquhet në botën mbarë për panairin më të madh të librit, që mbledh rreth vetes të gjithë profesionistët e librit për pesë ditë sa edhe zgjat Janë mbi dhjetëmijë gazetarë, mbi njëqindepesëdhjetë shtete e mbi dyqindeshtatëdhjetë mijë vizitorë që frekuentojnë kryengjarjen e vitit për librin.

Treni i letërsisë nga veriu arriti në Frankfurt me delegacionin e vet nga Norvegjia – e ftuar nderi – duke përfshirë yjet e letërsisë botërore që vijnë nga ky vend, si: Karl Ove Knausgard, Jo Nesbo e Maja Lunde, së bashku me Princeshën e Norvegjisë, Mette-Marit.

Përpos të ftuarve që vijnë nga Norvegjia, panairi do të nderohet me emra të jashtëzakonshëm të letërsisë botërore, si: Margaret Atwood, Elif Shafak, Ken Follett, Colson Whitehead, e shumë autorë të tjerë.

Kosova është e pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 5.0, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë Janë botimet më të reja të botuesve kryesorë të Kosovës, si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Dija”, “Damo”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Lugjet e Verdha”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.

Shënohen përvjetorë të rëndësisë së lartë nga letërsia, historia dhe kultura shqiptare, si: 20-vjetori i Çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës, 100-vjetori i Konferencës së Paqes, 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës, 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës, 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës, 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit, 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt, 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit, 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit, 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes.

Në fundjavë, panairi hapet edhe për qytetarët dhe vizitorët e thjeshtë, me ç’rast mbahen promovime me autorë dhe orë letrare në stendën e Kosovës, që është edhe pikëtakim i qindra kosovarëve që jetojnë në Gjermani. Një rast i jashtëzakonshëm ky për të gjithë diasporën që jeton në Gjermani, që të njoftohet me prurjet nga letërsia dhe kultura shqiptare.

- Advertisement -

Më Shumë

Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë...

122 vjet nga Lidhja e Pejës ‘Besa–Besë’

Në fund të shekullit XIX tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë filluan aktivisht të ndeshen për të...

Akuzohet se sulmoi të miturin për shkak të një borxhi, i pandehuri thotë se ka dëshmitarë që kanë parë se si ka ndodhur ngjarja

I akuzuari për sulm ndaj një të mituri, Almin Fazlija, edhe një herë tjetër është deklaruar i pafajshëm. Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të...

Prokuroria hudhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së në Prizren, Beni Kizolli

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot, kanë organizuar një...

Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, raporton...

Pasi u vaksinua kundër Covid-19, infektologu shqiptar infektohet me virus

Dy javë pasi u vaksinua kundër COVID-19, infektologu shqiptar ka rezultuar pozitiv me këtë virus. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Të martën,...

Deklarohet i pafajshëm polici i akuzuar për rrahjen e dy personave në stacionin policorë në Malishevë

Zyrtari policor i akuzuar për tre vepra penale, Mehdi Hoxha, në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë,...

Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e vdekjeve nga COVID-19 në...

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do...

Vdes në aksident tragjik 23 vjeçarja shqiptare

Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin që ndodhi dje pranë vendit të quajtur ”Kripa” ku humbi jetën një 23-vjeçare,...

Haskuka pret organizimin e tryezës për diskutimin e çështjeve me organet e drejtësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se për më shumë se një vit është në pritje të organizimit të...

Në Prizren konfirmohen 83 raste të reja me COVID-19

83 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hëne në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti...

Neymar në një lidhje të re? Tifozët kapin detajin e rëndësishëm në “Instagram”

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, mesa duket ka një tjetër person në krah këto kohët e fundit. “Instagrami” tregon shumë për jetën privat ditët...

Ja kur do t’i marrin shtesat punëtorët e arsimit

Të premten e javës që shkoi, SBASHK-u ka nënshkruar marrëveshjen për kontratën kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kjo u bë e ditur në...

Shtyhet seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Komunës së Prizrenit

Ka dështuar  seanca fillestare ndaj të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Ilir Baldedaj, e cila ishte e paraparë të mbahej të...

Në këto fshatra të Prizrenit sot s’do të ketë rrymë deri në 4 orë

KEDS ka bërë të ditur se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës. Me anë të një...

Lajmet e Fundit