8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Kosova sonte e pret Suedinë në “Fadil Vokrri”

Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis kampanjën për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Tempulli “Fadil Vokrri” do të jetë vendi ku “Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimoviqit.

Me lojtarë të klasit botëror si Ibrahimoviq, Kulusevski, Isac e Lindelof, Suedia do të synojë veç fitoren në këtë përballje.

Në anën tjetër, Kosova që nuk favorizohet në këtë takim do të synojë befasinë, teksa do të kënaqej edhe me një barazim.

Kujtojmë se Suedia e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të zhvilluar para tri ditëve ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja Kosovë – Suedi fillon nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikimet për një Kampionat Botëror.

Më Shumë

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Lajmet e Fundit