2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kosova mposhtet nga Greqia me rezultat 2:0 në Nations League

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës në Nations League përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2:0.

Greqia ishte skuadra më e mirë e ndeshjes por Kosova nuk u dorëzua deri në fund.

Në minutën e 71-të grekët shënuan me anë të Georgios Giakoumakis, për epërsinë prej 1:0.

Pas shënimit të golit, tifozët Grek hynë në fushë dhe ndeshja ishte afër pezullimit, por dueli vazhdoi deri në fund.

Në 15 minutat e fundit, Kosova ishte më agresive duke krijuar mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato.

Në aksionin e fundit, ku edhe portieri i Kosovës ishte në sulm për të barazuar rezultatin, Greqia shënuan golin e dytë me portën bosh me anë të Petros Mantalos.

Greqia radhitet e para me 12 pikë, ndërsa Kosova janë në vendin e dytë me 6 pikë.

Kujtojmë, se para fillimit të ndeshjes, Grekët provokuan Kosovën me një flamur të Serbisë dhe brohorisnin Kosova është Serbi.

===Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ndeshet për herë të gjashtë në historinë e tyre me Greqinë.

Shorti ka bërë që pikërisht me grekët të ndeshemi më së shumti, derisa Dardanët do të kërkojnë suksesin e parë ndaj tyre.

Ky takim i përket ndeshjes së katërt të grupeve në Ligën e Kombeve, derisa Kosova do të kërkojë suksesin për të qëndruar në garë për vendin e parë në grup.

 

 

Kosova aktualisht mban pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, tri më pak se Greqia në vendin e parë.

Një sukses eventual me dy gola e më shumë epërsi, do ta çonte Kosovën në vendin e parë në grup (me pikë të barabarta me Greqinë).

Nën udhëheqjen e Alain Giresse, Kosova dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit dhe është gati për këtë përballje edhe pse ka disa mungesa të rëndësishme për shkak të lëndimeve apo pezullimit.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe Benjamin Kolollin të dëmtuar, ndërsa Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve.

Megjithatë, Kosova i gëzohet rikthimit të portierit, Arijanet Muriq dhe Fidan Alitit, të cilët pikërisht ndaj Greqisë ishin ndëshkuar me kartonë të kuq dhe nuk u paraqitën në fitoren ndaj Irlandës së Veriut.

Në pesë ndeshjet e mëhershme, Kosova asnjëherë nuk ka arritur ta mposht Greqinë, derisa ka marrë tre barazime dhe dy humbje.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, në konferencën e djeshme për media ka thënë se ka ardhur koha që Kosova ta mposht Greqinë.

“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha ta bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë”, tha fillimisht Rashica.

“Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për ta dhënë maksimumin dhe për ta fituar këtë ndeshje. Presim të jetë ndeshje shumë e vështirë, por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë në ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë” ka theksuar Rashica.

Pas ndeshjes me Greqinë, Kosovës i mbeten edhe dy ndeshje në muajin shtuar, ku udhëton te Irlanda e Veriut më 24 shtator, ndërsa pas tri ditësh pret Qipron në “Fadil Vokrri”.

Kjo do të thotë se në rast të ndonjë suksesi eventual në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova do të ketë shumë gjasa që ta fitojë grupin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit