Krasniqi: Kujdes ku e hedhni votën

JakupKrasniqi10-29Jakup Krasniqi nëpërmjet rrjetit Facebook, ka kërkuar nga qytetarët në Drenicë dhe në gjithë Kosovën që të kenë kujdes se për kënd votojnë.
Sipas tij, vota edhe e Drenicës dhe e çdo qytetari të Kosovës duhet të jetë: për mendimin e lirë; për fjalën e lirë; për të shprehurit e lirë e pa asnjë frikë, si ia thotë mendja e ia don zemra e gjithë se cilit që do të kontribuoj me votën e tij.

Më poshtë është teksti i plotë i Jakup Krasniqit shkruar në Facebook:

Vota edhe e Drenicës dhe e çdo qytetari të Kosovës duhet të jetë:
1. Për mendimin e lirë;
2. Për fjalën e lirë;
3. Për të shprehurit e lirë e pa asnjë frikë, si ia thotë mendja e ia donë zemra e gjithë se cilit që donë të kontribuoj me votën e tij në ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Këto gjëra të shenjta që i kemi fituar me luftë e flijime të shumta mos te pranojmë të na i rrëmbej askush. Këto janë shenjat më të dukshmet e më të parat e Demokracisë. Kur mungojnë këto, liria e demokracia kanë pushuar se ekzistuari. Askush nuk duhet të lejoj që ta hupë atë që e kemi fituar me flijime të shumta njerëzore e materiale.

Qytetari ynë, i cilës do pjesë të Kosovës duhet t’i thotë jo çdo forme të frikësimit, të shantazhit a çdo presioni tjetër. Këto metoda të punës janë ANTIDEMOKRATIKE, janë Antiliri, Antidrejtësi, Antizhvillim si dhe Antiintegrim në BE. Janë, anti, anti, anti ………
Abraham Linkolni për votën thoshte: “Në luftë me pushkë (armë) e vret armikun. Në Demokraci me votën tende e vret ardhmërinë e fëmijëve tu”.

Kujdes Drenicë e Kosovë se ku po e hedhni votën Tuaj! Kujdes!

As Drenica e as Kosova nuk duhen që me votën e tyre ta vrajën ardhmërinë e Fëmijëve tanë – Shtetin e së Drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e sigurisë për jetën, nderin e punën, për shtetin e zhvillimit ekonomik e të dinjitetit kombëtar e njerëzor.
Votoni për atë që ia keni Besën! Aty ku ju flenë zemra Ju! Aty është Liria, Demokracia e Sotmja dhe Ardhmëria!

Mashtrimit e mashtruesve thonju mjaftë, se tradhti mbi tradhtitë është grabitja e pasurisë kombëtare, marrëveshjet e dëmshme për vendin, rrenimi i Sistemit të Drejtësisë, qeverisja me të padijshëmitë, me mashtruesit, me profiterët, matrapazët, me njerëzit e trafikuar si dhe me servilët e ligjë që u vardisën pushtetarëve të ndryshëm. A nuk i kemi parë këta lloj njerëzish edhe para luftës çlirimtare?!

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit