5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Krasniqi mbron titullin e Evropës më 17 nëntor

Më 17 nëntor, boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Këtë e ka bërë të ditur të premten kompania menaxhuese e Krasniqit, SES Boxing.

Junikasi 31-vjeçar, që jeton në Gjermani, titullin e vërtetë të Evropës e fitoi më 2 qershor kur fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Stanislav Kashtanovit. Tani titullin e versionit EBU do ta mbrojë ndaj gjermanit Stefan Hartel. Meçi do të jetë kryesori i mbrëmjes që do të organizohet në Dessau të Gjermanisë më 17 nëntor të këtij viti.

“Për Krasniqin ky meç për titull do të jetë rast për të stabilizuar veten si kampion evropian dhe kështu të vazhdojë ëndrrën për meçe tjera për tituj më të mëdhenj”, ka shkruar SES Boxing të premten.

Krasniqi në boksin profesionist ka 48 fitore e pesë humbje. Dy herë ka luftuar për titull të botës por ka dështuar.

Edhe Stefan Hartel është pjesë e SES Boxing. Hartel, 30-vjeçar, ka 17 fitore e një humbje. Nuk është ndonjë emër i madh i boksit dhe nuk ka ndonjë titull me peshë.

Më Shumë

Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, ka një porosi për vizitorët: Shkoni në Rahovec

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez Kyle Seeback ka shprehur urimet e tij dhe lidhjen e veçantë me vendin. Seeback ka...

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029. Rahoveci 029 është...

Lajmet e Fundit