1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Krojet e Prizrenit, mrekullia e këtij qyteti

Prizreni, për shkak të historisë së lashtë domosdo se ka edhe vende interesante. Një nga këto vende është edhe lokacioni i njohur nga prizrenasit “Pasha-çezma”. Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishmet janë: Kompleksi i Shatërvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, hamamet e qytetit, krojet e qytetit. Kurse mbi të gjithë këtë kroje gjendet edhe Pasha-çezma, Ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Image

 

Krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit

Prizreni është i rrethuar nga bjeshkët e larta prej nga rrjedhin ujërat e çiltër e të ftohtë. Shfrytëzimii ujit të pijshëm nga burimet e shumta të hapësirës së qytetit të lashtë është i hershëm. Këto burime janë të pasura me ujë të freskët dhe të shëndoshë. “Çdo rrugë e Prizrenit ka kroin e vet, ku freskohen qytetarët dhe kalimtarët e rastit. Vlen t’i cekim këto kroje: Kroi i “Binbashit”, gjashtë krojet “Topokli”, kroi i “Shatërvanit”, kroi i “Beledijes”, kroi i xhamisë së “Sinan Pashës”, kroi i xhamisë së “Qorr agës”,kroi në pronësi të familjes Perolli” e shumë kroje të tjera”, thotë Prof.dr. Mehdi Elezi për “Kosova Sot”, duke shtuar se në bazë të informacioneve në dispozicion nuk dihet saktë viti i ndërtimit të tyre, por me arsye supozohet që janë më të vjetër në qytet. Më herët, e edhe tash,krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit të Prizrenit, andaj për këtë edhe në këngë shpesh janë kënduar. Pothuajse çdo vizitor që vjen në Prizren ndjen magjepsje të veçantë, kur pi ndonjë gllënjkë të këtij uji të pastër e të ftohtë. Në popull është e njohur thënia që nëse keni qenë në Prizren dhe s’keni pirë ujin nga krojet e Shatërvanit, atëherë është e njëjtë sikurse të mos ishit fare në Prizren. Në afërsi të ngushtë gjendet edhe xhamia e Sinan Pashës, e cila në kuadër të kompleksit të saj ka kroin e vet, i cili bashkë me krojet e Shatërvanit japin bukuri të veçantë dhe ndjenjën e freskisë, derisa kaloni Shatërvanin.

Image

 

Në plan, ngritja e një spitali të mushkërive

Mbi të gjithë këto thuhet se ishte dhe Pasha-çezma. Tashmë ka shumë projekte që atje të ngritet një spital i mushkërive dhe të jetë një nga sanatoriumet e njohura edhe për rajonin e jo vetëm për Kosovën. Kërkesa të këtilla tashmë kemi nga donatorë nga Kroacia dhe Turqia. Ajri dhe rrymimi i ajrit këtu është e provuar se shëron shumë sëmundje. Kroi i Bimbashit gjendet në udhëkryqin pranë xhamisë së Iliaz Kukës dhe Urës së kaltër të Rinisë-Bimbashit. Ndonëse koha e ndërtimit nuk dihet, thuhet që atë e ka ndërtuar një oficer i lartë vendor, i cili shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane. Pak më lart se Kalaja e Prizrenit ende buron ujë të freskët verës dhe ujë i ngrohtë dimrit e ku shumica e prizrenasve këtij burimi i besojnë për plleshmëri, për shërimin e sëmundjes së tuberkulozit. Kjo çezme ende quhet një lloje vendi për praninë peligranazhit veror dhe dimëror. Atje shkohet ende edhe me familje për të qëndruar në ajrin me tri rrymë ajrore, që është për shërimin e disa sëmundjeve.

Image

 

Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë

Kjo çezme, sipas haxhi Irfan Berishës, është ngritur nga Emin Pasha dhe i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllai i Mahmud Pashës, që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesharif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, Sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës, që gjendet në afërsi të hamamit të Gazi Mehmed Pashës, janë varrezat e familjes Rrotllaj, e në mesin e tyre gjendet edhe varri i Emin Pashës. Varri gjendet në mes të xhamisë dhe medresesë dhe është ndërtuar në formë arke prej mermeri të bardhë. Anash është gdhendur rozeta simboli i “lëvizjes-rrotullimitpavdekshmërisë”. Mbi mermer është vendosur guri mbivarror (nishani) me mbishkrim ku kuptojmë se Emin Pasha është varrosur në vitin 1843 (1259 viti i Hicrit) dhe ka qenë në detyrë të Sanxhakbeut kur ndërroi jetë. Kurse për shpirtin e tij thuhet ta ketë ngritur edhe këtë çezme, e cila që nga ajo kohë ka shërbyer një forme spitali për të sëmurët me tuberkuloz, pastaj për nënat e reja dhe për plleshmëri.

Bukuri që shihen nga Pasha- çezma

“Nga gërmimet masive arkeologjike në gjithë territorin e kësaj ane, u përfshi edhe Kalaja e Prizrenit, që të josh dhe me peizazhe fascinuese, malet e mbushura me dru pishe, ahu, ndërsa në mes tyre sukat, livadhet, por dhe me lartësitë që duan ta zënë qellin me dorë. Ndër to ballëndritur e krenar është mali i Sharrit. Në këtë burim shtriheshin tokat e bukës e të perimeve, frutave, zarzavateve, që mbushnin tregun e qytetit. Këtë bukuri e shohin edhe nga Pasha-çezma, vend që është plot gështenja dhe plot pisha e janë me tri rrymime ajrore, të cilat edhe e shërojnë drejtpërdrejt sëmundjet e organeve”, thotë prof. dr. Mejdi Elezi, njohës i trashëgimisë, duke shtuar se kjo çezme ka shumë tipare të një uji shërues. “Jemi krenarë që ky qytet është me këto mrekulli natyrore. Unë tash kam 70 vjet dhe ende shkoj për të qëndruar te Pasha-çezma së paku një vikend e për të pirë kafe atje”, tregon për “Kosova Sot” Fetah Sylejmani

(Kosova Sot) 

Më Shumë

Ilirjani jep një lajm të mirë për Parashqevi Simakun

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të...

Aksident me të lënduar në Hamovc të Rahovecit

Një aksident raportohet se ka ndodhur sonte në Hamovc të Rahovecit. Sipas RahovecPost, në këtë aksident një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore. Marketing

Lajmet e Fundit