29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Prokuroria nis hetimet për sulmin e një pjesëtari të komunitetit rom në Prizren, po analizohen video-incizimet

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Prizrenit ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka konfirmuar për Insajderin se Prokuroria ka hapur rastin dhe po ndërmerren veprime hetimore.

Ajo ka shtuar se janë siguruar video-incizime, të cilat po analizohen.

“Lidhur me rastin, konfirmojmë se viktima e përfshirë në rastin në fjalë është pjesëtar i komunitetit rom. Prokuroria Themelore në Prizren, ka hapur rastin dhe janë ndërmarrë veprime hetimore fillestare. Aktualisht janë siguruar video-incizimet të cilat po analizohen nga prokuroria dhe policia. Pasi të bëhet identifikimi i personave të dyshuar, do të ndërmerren veprimet e mëtejme në përputhje me dispozitat ligjore”, ka thënë ajo.

Dje Radio Romano Avazo në Facebook ka njoftuar për rastin, duke thënë se dy të rinj me motoçikleta i janë afruar viktimës dhe i kanë kërkuar para. Pasi ai s’ka pasur para t’i japë, njëri prej të dyshuarve e ka goditur me shqelm në fytyrë duke ia thyer nofullën.

“Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur afërsisht një javë më parë në qytetin e Prizrenit, ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar brutalisht në orët e para të mëngjesit, duke u përpjekur thjesht të sigurojë bukën e gojës për familjen e tij. Rreth orës 6:00 të mëngjesit, viktima po priste autobusin pranë Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për të shkuar në punë në një depo të quajtur “Liri”. Ai, një djalë i thjeshtë dhe i ndershëm, jeton në kushte të vështira – pa nënë dhe me një prind që ka aftësi të kufizuara, duke u përpjekur çdo ditë të mbajë familjen me punën e tij të ndershme. Në atë moment, dy të rinj me motosikleta i janë afruar dhe i kanë kërkuar para. Kur viktima nuk ka pasur mundësi t’ua japë, njëri prej tyre e ka goditur me shqelm në fytyrë, duke i thyer nofullën në mënyrë të tmerrshme. Sulmi brutal është një akt i pastër diskriminimi dhe dhune ndaj një njeriu që përballet me vështirësi të mëdha jetese”.

Më Shumë

Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

Liridon Fetahaj është rikthyer zyrtarisht te FC Liria, duke vulosur një kapitull të ri me klubin ku ka hedhur hapat e parë si futbollist...

Vëlla e motër rrihen në Malishevë, kjo e fundit ia thyen xhamin e veturës

Në Malishevë raportohet se motër e vëlla janë rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, motra edhe ia ka thyer xhamin e veturës vëllait,...

Lajmet e Fundit