29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Rock & Blues Fest, tri net të paharruara në zemër të Prizrenit

Prizreni bëhet sërish kryeqyteti i rock-ut dhe blues-it në korrik! Nga data 11 deri më 13 korrik 2025, qyteti historik dhe i bukur i Prizrenit do të pulsojë në ritmet e muzikës live me edicionin e tretë të Rock n Blues Fest, një nga festivalet më të dashura dhe më autentike të skenës muzikore shqiptare.

Ky super edicion do të mbahet në ambientet e ITP Prizren – ish baza e KFOR-it gjerman, një hapësirë inovative që tashmë është shndërruar në pikën më atraktive për evente kulturore dhe artistike në rajon. Line-up-i i këtij viti është thjesht spektakolar: * Elita 5 – Yjet e festivalit dhe krenaria e rock-ut shqiptar * Jericho.

Me një performancë shpirtërore që bashkon rock-un dhe alternativën * Eugent Bushpepa – Një ndër artistët më unikë të rock-ut dhe metal-it në skenën shqiptare * Stanley Jordan Quartet – Me tingujt magjikë të Jimmy Hendrix dhe improvizime jazz-rock * Queenmania – Rikrijojnë live emocionin e Freddie Mercury dhe legjendës Queen * Gripin – Me ritmet origjinale nga skena rock e Turqisë * Minatori – Një nga bendet më legjendare shqiptare, rikthehen fuqishëm në skenë * Mentor Haziri & Band – Këngë që kanë lënë gjurmë në memorien e publikut * Beska & All Star Band – Tinguj të fuqishëm me interpretim të pasur muzikor.

Drejtori i festivalit, Hekuran Gashi, ka treguar se edhe këtë vit hyrja është plotësisht FALAS, dhe festivali pritet të mbledhë mbi 5000 vizitorë çdo natë. Por, muzika është vetëm një pjesë e magjisë! Gjatë tri netëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimin e mrekullueshëm tradicional të Prizrenit, duke filluar nga qebapët e famshëm, pitet me spinaq, salsiçet e pjekura dhe ëmbëlsirat autentike të qytetit.

E gjithë kjo, shoqëruar me birrë të ftohtë, krijon një atmosferë që nuk përshkruhet – thjesht duhet ta përjetoni. Ejani në Prizren, bashkohuni me energjinë e qytetit, dhe bëhuni pjesë e Rock n Blues Fest 2025 – një festival që nuk ofron vetëm muzikë, por emocion, shije dhe kujtime që zgjasin!

Marketing

Më Shumë

Rahoveci vazhdon bashkëpunimin me kapitenin Shehu

Klubi i Futbollit Rahoveci ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Muhamet Shehu edhe për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/ Shehu, i njohur për përkushtimin...

Samuel Opeh, përforcimi i ri i Malishevës

Klubi i Futbollit Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin...

Lajmet e Fundit