MASHTI hap tenderin për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës, vlera e parashikuar 850 mijë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar njoftimin për kontratë për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Mamushës.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas këtij njoftimi të publikuar të premten në platformën e prokurimit elektronik është 850 mijë euro, raporton Telegrafi.

Ndërkaq afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar data 7 korrik 2025.

Autoritetet komunale të Mamushës rreth dy muaj më parë kanë njoftuar se kanë dorëzuar në MASHTI projektin për ndërtimin e një çerdheje me pajisje moderne në këtë komunë.

“Planet tona janë që ndërtimi i çerdhes, me një vlerë prej 550 mijë eurosh, të fillojë brenda këtij viti me financim nga Ministria e Arsimit”, pat thënë kryetari i Komunës, Abdylhadi Krasniq.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Komunën e Mamushës, Tyrker Mazrek pat theksuar se qëllimi i këtij projekti është që fëmijëve t’u ofrohet një mjedis i sigurt dhe cilësor për edukimin e hershëm dhe njëherësh të lehtësohet qasja në tregun e punës për prindërit e tyre, raporton Telegrafi.

Drejtuesit e MASHTI-t vjet përmes një letre patën kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e autoriteteve komunale në sigurimin e lokacioneve për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, me qëllim që secilit fëmijë t’i mundësohet qasja e edukimit në fëmijërinë e hershme. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit