Në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit

Në 100-vjetorin (29 mars 1925) e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në Krushë të Madhe, dje, u përurua Muzeu i Bajram Currit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Fama dhe lavdia e këtijj atdhetari të madh i tejkalon shekujt dhe epokat. Ndërtimi i shtëpisë, i ngjashme me atë ku u lind ky vigan i kombit shqiptar, synon të ruajë trashëgiminë e pasur patriotike të heroit të popullit, Bajram Currit dhe heronjve që luftuan e u flijuan për ruajtjen e tërësisë tokësore shqiptare. Jehona e bëmave të tij dhe fryma atdhetare e këtij revolucionari të dëshmuar, këtij tribuni të vegjëlisë, ka frymëzuar shumë burra të kësaj ane dhe ruhet ende në Krushë të Madhe e rrethinë.

Muzeu ndodhet në zemër të Krushës së Madhe dhe do të pasurohet me fotografi e dokumente historike që sjellin më pranë publikut historinë dhe kontributin e tij në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

Muzeu është investim i Komunës së Rahovecit dhe me nder e krenari do ta gëzojnë banorët e Krushës së Madhe dhe jo vetëm./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit