Parajsa artificiale e Iranit

Nga Ben Blushi

Pas sulmeve të Israelit kundër Iranit,disa miq më kujtuan ngjarjet e romanit tim të fundit Parajsa Artificiale që u botua para tetë muajsh.

Në këtë libër flitet për një konflikt imagjinar mes Shqipërisë dhe Iranit, që nëse do ndodhte, mund të shkaktonte një luftë të vërtetë.

Parajsa Artificiale është një roman,një fiction,pra një frut i fantazisë dhe jo një manual ushtarak dhe as një parashikim politik.

Megjithatë, kur po e shkuaja, isha i bindur se ky vend kaq agresiv, herët apo vonë mund të na bënte dëm edhe ne që jetojmë 3000 kilometra larg tij.

Dhe Irani nuk na dëmtoi pak gjatë viteve të fundit.

Në mënyrë të pabesë hakerat e tij zyrtarë, vodhën shumë nga të dhënët tona shtetërore dhe personale, përfshi gjithë data bazën E-Albania, ku është i skeduar seicili prej nesh.

Nga ky piratim, nga ky akt i ngjashëm me një shpallje lufte, ka lindur edhe romani Parajsa Artificiale.

Ai flet për një betejë kibernetike mes Iranit dhe Shqipërisë që ka potencialin të kthehet në një luftë më të madhe ku mund të përfshihet Amerika dhe Israeli, sic po ndodh aktualisht.

17 vjet më parë kur botova romanin, Të jetosh në Ishull, Ministria e Jashtme e Iranit lëshoi një deklaratë zyrtare kundër këtij libri, me shumë kërcënime kundër meje, natyrisht duke ma ndaluar hyrjen në këtë vend.

Të Jetosh në Ishull, tregon si bashkëjetuan në në një fshat dhe në një oxhak, shqiptarët e krishterë me shqiptarët muslimanë, në shekullin e XVII dhe XVIII dhe në asnjë faqe të tij nuk përmendet Irani.

Që atëherë ende nuk e kuptoj c’punë ka Irani që përzjehet në punët e botës dhe aq më keq në letërsinë e vendeve të tjera?

C’punë ka ky vend që kërkon të dijë sa e ka targën një inxhinjer shqiptar në Durrës, si e ka emrin një muzikant në Shkodër, cfarë pronash ka një mësues matematike në Vlorë dhe cfarë shkruan një shkrimtar shqiptar në Tiranë?

Mesa duket ajatollahët që e drejtojnë, jetojnë në një parajsë artificiale që e kanë krijuar vetë duke besuar se ajo është parajsa e vërtetë.

Koha po tregon se e kanë gabim.

Vendet që kanë besuar se kanë krijuar parajsën, gjthmonë kanë humbur, përfshi Shqipërinë komuniste dhe Iranin Islamik.

Njëlloj sic ndodhi me Shqipërinë, bota mund ta ndihmojë Iranin të shpëtojë nga kjo parajsë e rreme.

Jam i bindur që shumë iranianë mezi po e presin këtë ditë.

Njëlloj si ata edhe plot njerëz në gjithë botën kanë padurim të shohin një vend normal, që nuk ju vjedh targat e makinave dhe nuk i kërcënon kur shkruajnë cfarë duan, qoftë edhe kundër parajsës.

Marketing

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit