5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Kryetari i Rahovecit me padi kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi nga inspektori i Arsimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  përmes përfaqësuesit të tij ka kërkuar të aprovohet padia e tij për kompensim dëmi kundër inspektorit të Arsimit të Komunës së Gjakovës, Gjergj Gojani. Ndërkaq, ky i fundit përmes përfaqësuesit kërkoi që padia të hedhet poshtë, për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1247526493180194

Këto qëndrime të palëve janë dhënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ku është mbajtur seanca gjyqësore në rastin kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka paditur inspektorin e Arsimit në Gjakovë, për kompensim dëmi në vlerë prej 100 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kryetari i komunës është autoritet publik, dhe sipas nenit 5, pika 5.4, autoritetet publike s’kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar nga shpifja ose fyerja. Pra, si kryetar i Komunës ai nuk mundet të kërkoj dëmshpërblim në këtë aspekt”, tha përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Paraprakisht, gjykatësi i rastit, Durim Balaj bëri të ditur se është dorëzuar kërkesa për precizim të padisë e cila me kohë është proceduar tek i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gojani.

Në lidhje me precizimin e kërkesëpadisë, i autorizuari i të paditurit Gojani, Skender Gonani tha se është konfirmuar se paditësi nuk i është dëmtuar reputacioni dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i padituri.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

E, i autorizuari i paditësit Latifi, avokati Dardan Morina tha se mbetet pranë kërkesës për precizimin e kërkesëpadisë.

Në këtë seancë u bë edhe administrimi i provave materiale.

Tutje, përfaqësuesi i të paditurit Latifi, avokati Morina, në fjalën përfundimtare tha se pas administrimit të provave u vërtetua në tërësi gjendja faktike e dhënë përmes padis fillestare dhe se u vërtetua më tërësi kërkesëpadia e paditësit e precizuar.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ai shtoi se arsyet pse janë të bindur për këtë përfundim gjykatës do t’i parashtrojnë me parashtrese të veçantë me shkrim, në një afat të cilin e cakton gjykata, si pjesë përbërëse e fjalës përfundimtare.

Ndërsa, përfaqësuesi i të paditurit Gojani, Skender Gojani tha se pas administrimit të provave u dëshmua se paditësi s’ka mundur në asnjë rrethanë apo formë të argumentoi sepse iu ka shkaktuar ndonjë dëm e as të bëhet në asnjë dispozitë konkrete ligjore.

Në fund, i njëjti kërkoi nga gjykata t’i caktojë afat sa më të shkurtër që pretendimet e tyre do t’i argumentojnë me shkrim.

Pas kësaj, gjykatësi Balaj, aprovoi kërkesën e palëve ndërgjygjëse, ashtu që iu lejua paraqitja e fjalës në formë të shkruar, e cila duhet te paraqitet në afat prej 7 ditësh nga dita e sotme.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 7 prill 2022, paditësi Smajl Latifi kërkon nga i padituri Gjergj Gojani që në emër të demit jomaterial për dëmtim të reptuacionit gjatë fushatës zgjedhore, paditësit t’ia kompensojë shumën prej 100 mijë euro.

Në padi thuhet se i padituri Gojani në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të Inspektoratit të Arsimit kishte lëshuar një vendim me të cilin (kinse) ka konstatuar shkelje dhe parregullsi dhe shkelje të ligjin në drejtorinë e Arsimit në Rahovec dhe kishte marr vendim ku kishte kërkuar fillimin e procedurës disiplinore dhe shkarkimin e drejtorit të Arsimit, Avni Morina.

 

Sipas padisë, me të pranuar vendimin paditësi (Smajl Latifi) e ka telefonuar të paditurin (Gjergj Gojani) dhe ka kërkuar të sqarohet në lidhje me përmbajtjen e vendimit sepse sipas tij, i njëjti është i kundërligjshëm.

Tutje, në padi thuhet se pas bisedës ndërmjet paditësit dhe të paditurit i padituri ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për kanosje.

Sipas padisë, në kohën e paraqitjes së kallëzimit penal nga i padituri ishte fushata zgjedhore dhe ky kallëzim penal i paraqitur nga ana e të paditurit është shpërndarë nga të gjitha gazetat publike, lokale dhe nacionale. Veprimet e tilla e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e paditësit.

Më pas, në padi thuhet se Prokuroria në Gjakovë kishte filluar procedurën ku kishte intervistuar paraqitësin e kallëzimit penal Gjergj Gojanin dhe disa dëshmitar ku kishte analizuar provat dhe në fund është bërë hudhja e kallëzimit penal.

Sipas padisë, me hudhjen e kallëzimit penal është vërtetuar se i padituri kishte bërë kallëzim penal me qëllim që të dëmtojë reputacionin e paditësit Smajl Latifi./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Lajmet e Fundit