18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kryeziu: As LDK nuk duhet t’i kandidojë ata që kanë dosje kriminale

Eqrem KryeziuuU bë mirë që u shpërnda Kuvendi i Kosovës, por ndjej keqardhje për disa deputetë të rinj që iu prish shoqëria. Kësaj radhe, LDK është e përgatitur për zgjedhje. Isa Mustafa ka premtuar se nuk do të ketë njerëz me dosje kriminale në listën zgjedhore. Ky premtim duhet të mbahet. E mirëpres çdo koalicion antikorrupsion, qoftë me PDK’në, qoftë me partitë tjera. Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu, flet për Express.
Express: Të mërkurën u shpërnda Kuvendi i Kosovës. U mërzitët për përfundimin e kësaj legjislature?
E. Kryeziu: Me të thënë të drejtën ishte një domosdoshmëri. Ky mandat duhej të përfundonte meqë mazhoranca e humbi numrat dhe nuk mund të funksiononte më në Kuvend. Nga ana tjetër, unë i mirëkuptoj këta më të rinj, që kanë ndjerë keqardhje për shkak të shoqërisë që u bë aty se sa qysh themi ne shqiptarët se ka ardhur vadja. Njerëzit po vdesin krejt e lëre më marue mandati i Parlamentit.

Express: Çka do të mbani mend nga përbërja e këtij Kuvendi?

E. Kryeziu: Nuk kam fort përvoja të mira për shkak se ka qenë njëfarë tautologjie me paraqitje, madje, edhe në vendimet e Kuvendit. Kjo më ka lënë njëfarë shije të hidhur. Me një fjalë, nuk kanë qenë gjithmonë vigjilentë deputetët. Natyrisht, aty ka pasur rryma të llojllojshme. Ka pasur disa që kanë besuar në pavarësinë e Kosovës e besa disa nuk besojnë në te. Sidoqoftë, diskursi po të ishte më logjik dhe më i mirë do ta isha më i kënaqur, ani pse kundërshtojnë njerëzit, paraqitjet duhet të jenë dinjitoze. Më mirë me thanë, do të ishte një përbërje më e potershme. Ky është opinioni im. Ndoshta, kam standarde të ndryshme edhe e kam gabim por kjo është përshtypja ime.

Express: Presidentja ka caktuar 8 qershorin si datë të zgjedhjeve nacionale. Sa është e përgatitur LDK për këto zgjedhje?

E. Kryeziu: Kësaj radhe, LDK nuk mund të ankohet se nuk ka marrë masa paraprake. Është përcaktuar për kandidatin për Kryeministër dhe me këtë ka nënkuptuar edhe bërjen gati të ofertës zgjedhore. Në programin e partisë janë duke punuar më shumë se 70 ekspertë, të cilët po i marrin përvojat e vendeve që kanë kaluar nëpër këto faza. Këta dy hapa, për LDK’në, besoj se janë përparësi të mëdha. Natyrisht, nëse zgjedhësit janë të interesuar për programe. Për fat të keq unë nuk jam shumë i inkurajuar duke qenë se gjeografia elektorale është ngushtuar në 35 për qind dhe ky nuk është vullneti i popullit. Kjo shifër më shumë janë klientelë që besojnë se do të marrin diçka për shembull. Kjo është brengosëse për Kosovën.
Express: Disa parti kanë deklaruar se nuk do t’i kandidojnë njerëz që kanë dosje kriminale. A do të ketë njerëz të akuzuar për krim dhe korrupsion në listën zgjedhore të LDK’së?

E. Kryeziu: Të njëjtën gjë e ka thënë edhe lideri ynë, z. Isa Mustafa. Do të më vinte shumë mirë nëse do t’i përmbahej këtij zotimi dhënë publikisht. Do të ishte një punë jashtëzakonisht e mirë. Me të thënë të drejtën, me sa unë po kontaktoj me njerëz, halli i tyre kryesor është pikërisht kjo: duhet të shkëputeni nga njerëzit që pak a shumë e kanë lënë përshtypjen se janë zhvatës të buxhetit të varfër të Kosovës dhe jo kontribuues të Kosovës.
Express: Rrjedhimisht, në listat e LDK’së s’do të shohim njerëz që janë duke u përballur me Ligjin?

E. Kryeziu: Besoj shumë se kështu do të ndodhë, por kjo nuk varet prej meje. Me të vërtetë, unë do të besoja shumë që mos të jenë listat me mesazhe dëshpëruese.

Express: Pas kësaj, shumëkush, po parashikon se koalicioni LDK-PDK do të ndodhë pas zgjedhjeve. Sa është e mundshme të përsëritet ky koalicion pas zgjedhjeve?

E. Kryeziu: E kam thënë edhe herëve të tjera, nëse është koalicion antikorrupsion, do të pajtohesha. Nëse jo, atëherë, duhet bërë përpjekje me cilëndo parti që bëhet koalicioni të formohet një Qeveri e përgjegjshme. Për mua, kjo është me rëndësi. Nuk është me rëndësi partia, a janë këto dyja, a janë tjera, a janë dy apo tri.
Express: Pra, me cilën parti mund të bëhet një Qeveri antikorrupsion?

E. Kryeziu: Me të thënë të drejtën, tash jam hutue krejt dhe s’po mund t’i dalloj se cila është parti që garanton qeveri antikorrupsion. Ndoshta me iu lut Zotit me ndonjë “opus pokus” arrkaba dakrra” mund të bëhet një Qeveri që nuk është e korruptuar. Ndoshta, ka njerëz të pakorruptuar, por s’i kanë dhënë pesë parë për ata që janë korruptuar rreth tyre
Express: Kur është fjala te korrupsioni, kemi parë disa aksione të fundit, ku cak ishin zyrtarët e LDK’së në Prishtinë, në Podujevë dhe edhe deputeti Naser Osmani?

E. Kryeziu: Ne duhet të japim shembull me formimin e Qeverisë së re.
Express: A duhet Isa Mustafa të prezantojë ekipin e tij për Qeverinë e re të Kosovës?

E. Kryeziu: E kam thënë edhe më herët se ky do të ishte një akt i lartë i emancipimit dhe respektimit të elektoratit në qoftë se Isa Mustafa, e edhe të tjerët, të marrin kurajën dhe të dalin me ekip do të ishte shumë një punë e mirë. Nuk është keq edhe për partitë sepse pastaj luftërat e brendshme pushojnë kur publikohen emrat e atyre që do të udhëheqin Qeverinë.
Express: A e ka kurajën Isa Mustafa për të

E. Kryeziu: Do të më vinte shumë mirë po të ndodhte kështu. Sa e ka kurajën nuk mund të flas për z. Mustafën. Dhe, nuk jam kompetent për me i deshifru këto gjëra.

Express: A i mbetet më vend Isa Mustafës në LDK nëse nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet nacionale?

E. Kryeziu: Ajo që më ka pëlqyer te Isa Mustafa, sinqerisht, ai nuk është rob i asaj a do të jetë apo jo Kryetar i LDK’së. I kemi parë partitë kosovare, më përpara ia merr dikujt shpirtin se sa karrigen. Për fat të mirë ai nuk e ka këtë trill, për fat të mirë. Besoj se ai më së miri do t’i artikulojë qëndrimet e veta në momentet dhe rrethanat cilado që ato vijnë.

Më Shumë

Kleofina Pnishi – kush është bukuroshja nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen...

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Lajmet e Fundit