6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kryeziu: Po rikthehem për qytetarët

Eqrem KryeziuËshtë njëri nga eksponentët e njohur të LDK-së, që porositë e tij te publiku i përciell nëpërmjet batutave e parabolave dhe kësisoj është edhe  shpikësi i termit “riciklim” në zhargonin politik. Në periudhën 2000-2007, ka qenë  kryetar i Prizrenit. Në rundin e parë  të zgjedhjeve  Kryeziu ka marrë 25.36 për qind të votave.

“ Praktikisht njeriu  nuk mundet  me pas një vend  pune  në qoftëse nuk e nënshkruan  deklaratën  se ka me qu kaq vota dhe bëhet anëtar i PDK-së. Mund të merreni me mend se çfarë shqetësimi kanë ato baxhanakesha,dhëndër,dhëndurë të baxhanakeshave që janë vnu në këtë situatë, të luftojnë për jetë a vdekje për me mbajt këtë figurë të kompromentume si Ramadan Muja”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për “Koha Ditore”.
“Modeli ynë i qeverisjes  do të jetë ai që Prizreni e ka në kujtesë, antikorrupsionin. Për fat të mirë ne e gëzojm këtë epitet për 7 vjet pavarësisht që qent lehin , por karvani shkon tutje”.
“Ardhja ime e sërishme  në Prizren e ka vetëm  këtë qëllim : t’u shërbej njerëzve  me krejt potencialin  dhe korrektësinë që tashmë e kamë dëshmuar në 7 vjet”.

Më Shumë

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Lajmet e Fundit