11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Kryeziu: Shokut Isë nuk i pëlqen shoqëria pa konflikte

Eqrem Kryeziu, njëri nga bashkëpunëtorët kryesorë të Ibrahim Rugovës dhe kryetar shumëvjeçar i Prizrenit ka reaguar pas raportimeve se kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka refuzuar rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e rishikimit të demarkacionit, përkundër gatishmërisë së autoriteteve të Malit të Zi, është kyçe. Nuk i pëlqen shokut Isë një shoqëri pa konflikte. Mundësisht të ketë përplasje civile, sikur edhe pati për demarkacion”, ka thënë Kryeziu, raporton lajmi.net.

Tutje Kryeziu thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbijetuar të gjitha sfidat më të ashpra falë raportit emocional të anëtarësisë me të.

“Partitë e reja nuk e kanë këtë cilësi, këto janë tejet pragmatike. Por a mund ta vlerësojë Isa këtë dashuri të anëtarësisë ndaj LDK-së? Në asnjë mënyrë! Ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Kjo organizatë ka Këshillin e Punëtorëve, anëtarët e të cilit zgjedhen për paaftësinë për t’u marrë vesh njëri me tjetrin: modeli titist i Kullës së Babilonit. Po të lëshohej ndërkomunikimi, karakteret totalitarë nuk mund të udhëheqin. Ja! Mbi këtë koncept Isa bën lista. Vetëm në këtë mënyrë mund të vallëzojë si vedetë në krye të Këshillit të Punëtorëve të Organizatës Bazë të Punës së Bashkuar “LDK””, ka shkruar në fund Kryeziu. /Lajmi.net/

Më Shumë

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit