24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kultura shqiptare në një ekspozitë në Mbretërinë e Bashkuar

20140620094301556646Një ekspozitë e veçante është hapur në Kelvingrove Art Gallery and Museum në Glasgow e cila është titulluar “1+1:Jete dhe Dashuri”, ekspozitë e organizuar nga AlbScott Asociacioni shqiptaro /scocez në bashkëpunim me organizatën për integrim MIN dhe Open Museums Gllasgow, ka bërë të ditur për KultPlus, Remzije Zeka Sherifi, njëra nga organizatoret e kësaj ekspozite e cila ka vënë në pah vlerat kombëtare shqiptare.

“Ideja për këtë ekspozitë me një tematikë të përbashkët ka lindur tre vjet më parë, kur punonjësit e 11 muzeve : Muzeu i Prishtinës, Novi Sadit, Sarajevës, Zenicës, Banja Llukës, Maqedonisë, Beogradit, Gjakovës, Cetinjës, Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës dhe Muzeu Historik i Shkodrës duke u mbështetur në frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit, vendosëm të punojmë me një tematikë të përbashkët. Ekspozita në Glasgow është unike, përmban fotografitë e seleksionuara nga ekspozitat origjinale si dhe koleksionin e veshjeve kombëtare të punuara enkas për këtë ekspozitë nga duart e arta të anëtarëve të grupit internacional të grave “Nënë Tereza” në Glasgow”, ka thënë Zeka Sherifi.

Më Shumë

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit