6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ismail Qemali më 1913: Esat Pasha, tradhtar dhe i çmendur

Nga Aurenc Bebja

La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kriza Evropiane

Fuqitë e Mëdha dhe Mali i Zi

Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)

“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.

Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.

Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur !

Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.

Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.” / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/deklarata-revoltuese-e-ismail-qemalit-ndaj-esat-pashes-ne-gazeten-franceze-le-temps-prill-1913/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit