6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Kurti kujton 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Gashi dhe Dalip Behra në Krushë të Madhe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së Bekim Gashit dhe Dalip Behra në Krushë të Madhe.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Dalipi dhe Bekimi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve ku ranë pritë e forcave serbe.

“Sot mbushen 24 vite nga 13 prilli i vitit 1999, kur në Krushë të Madhe, ranë dëshmorë Bekim Gashi dhe Dalip Behra. Atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar. Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve.

s.

.

Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit