32.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Kurti: Nuk do t’i kënaq miqtë e Putinit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sërish për situatën në veri.

Një artikull për situatën e veriut i ka kushtuar edhe gazeta britanike “The Times”.

Artikulli i gazetarit Richard Spencer, “Nuk do t’i kënaq miqtë e Putinit”.

Shkrimi nis duke e përshkruar dukjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Kosovës e ka dukjen e një nxënësi të shkollës që është lënduar sepse ka menduar që ka bërë gjithçka mirë për t’u përshtatur e megjithatë e kupton se askush s’e do”, tha Kurti.

Tutje thuhet se Kurti është “i papenduar” për veprimet e tij, e ku në artikull flitet edhe për masat e ShBA-së, ndër të tjera përjashtimi i FSK-së nga një ushtrim (Defender Europe 23), i udhëhequr nga NATO-ja.

“Na vyen ndihma e ShBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Por kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtimin e kënaqjes së autokratëve.”, ka thënë Kurti.

Spencer përshkruan krejt zhvillimet e fundit në Kosovë dhe veprimet e kryeministrit Kurti që sipas tij kanë bërë që ai të denoncohet ashpër nga zyrtarët perëndimorë, bile edhe më ashpër se fjalët që i kemi dëgjuar në publik.

“Emisarët e Perëndimit shpërthyen, duke e quajtur Kurtin të papërgjegjshëm, dhe privatisht, edhe më keq.”

Gazetari thekson se i pari i qeverisë së Kosovës ia përsëriti atij të njëjtat fjalë, duke mos u lëkundur nga qëndrimet.

Por, diplomatët duket se po ashtu janë të rëndë në komente.

“Por, (kriza e fundit) nuk e ka vënë vetëm Kurtin kundër Vuçiqit, por e ka vënë edhe Kurtin kundër forcave që me intervenimin e tyre ushtarak kundër ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq më 1999, çuan drejt pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazetari Spencer.

“Diplomatët thonë që Kurti, 48 vjeçar, që garoi me premtimin për anti-korrupsion, po provon ta bëjë veten si Zelenskyin e ri. Ata thonë që Kosova është shumë ndryshe nga Ukraina, enklava serbe më shumë si Irlanda e Veriut se sa si Donbasi. Të kërkosh nga serbët që ta harrojnë Beogradin është njësoj si të kërkosh nga katolikët irlandezoveriorë që ta harrojnë Dublinin.”, shkruan tutje në artikullin e The Times.

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të policisë, i...

Lajmet e Fundit