Ministri i Kulturës: Kriminelët në veri tash veçse dihen, tash është radha e Prokurorisë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë një reagim për situatën në veri pas tensioneve të krijuara atje pas daljes në punë të kryetarëve të rinj shqiptarë.

Çeku beson se tash dihen kush janë kriminelët që sipas tij, kanë emër e mbiemër.

Më tej, Çeku është marrë pak edhe me Prokurorinë. Ai ka kërkuar nga ky institucion që të merren me kriminelët në veri.

Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë.” – ka shkruar Çeku në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i tij vjen në kohën kur kryeministri, Albin Kurti, tregoi emrat e të dyshuarve për dhunën në veri të vendit.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit