2.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Kurti pas takimit me pesëshen: U ofrua plani për ecje përpara – ndëshkimi i Serbisë, vendimtar për mospërsëritje të sulmit terrorist

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që pati me pesëshen diplomatike ne krye me emisarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe atë të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se prioritet dhe çështje kryesore për Kosovës është siguria e shtetit, qytetarëve, kufijve dhe territorit.

Kurti tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, “ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht, teksa emisarët diplomatik kanë udhëtuar për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./klankosova

Më Shumë

Dosja e Prokurorisë për manipulimet në Prizren: 50 euro komisioneres, kanosje për kryesuesen gjatë numërimit të votave

Granit Paçarizi, nipi i Fetah Paçarizit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, është njëri nga 23 personat ndaj të cilëve është kërkuar masa...

Agron Kuzhnini dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, japin dorëheqje nga AAK-ja në Prizren

Agron Kuzhnini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, ish-kandidate e Asamblesë Komunale...

Lajmet e Fundit