Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kritikat e aleatëve janë të padrejta karshi situatës në veri të vendit.
Në një intervistë për Bloomberg, ai ka theksuar se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt shtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.
Ndërsa, përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak i NATO-s “Defender 2023”, e quajti si jo të drejtë.