11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kurti: Ultimatumi për shkarkimin e Jabllanoviqit ka kaluar

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se protestat me kërkesë të shkarkimit të ministrit për Kthim Aleksandër Jabllanoviq dhe në mbrojtje të Trepcës do të mbahen edhe nesër.

Në një konferencë për media të mbajtur sot pasdite, Kurti tha se do të vazhdojnë protestën me dy kërkesa të cilat tashmë janë të njohura, e para për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga Qeveria e Kosovës dhe e dyta për sjelljen në Kuvendin e Republikës të ligjit për Trepçën që e konsideron ndërmarrje publike të veçantë duke e mbrojtur atë nga likuidimi dhe nga pretendimet e Serbisë.

“Ky qëndrim i yni është, duke marrë parasysh që para pak minutave ka skaduar ultimatumi apo afati që ja kemi dhënë kryeministrit Mustafa që deri sot në ora 16:00 ta bëj shkarkimin e Jabllanovicit dhe sjelljen e ligjit që Trepçën e bën ndërmarrje publike. Nesër në orën 12 do të mblidhemi qytetarë pa dallim moshe, gjinie, origjine në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe prej aty do të vazhdojmë marshimin tonë deri tek sheshi ‘Skënderbeu’. Jemi duke i ndërmarrë të gjitha përgatitjet që kjo protestë të jetë e organizuar sa më mirë dhe gjithçka të shkoj ashtu siç është skenari jonë, gjithnjë për protestë paqësore”, tha Kurti.

Ndërsa Driton Çaushi, koordinator i qendrës Vetëvendosje në Gjakovë tha se ashtu siç kishin deklaruar në përfundimin e protestës së fundit asgjë nuk ka ndryshuar nga plani dhe kërkesat e tyre, ku sipas tij ato mbesin të njëjta dhe protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

“Ne këto ditë kemi punuar në të gjitha qendrat, në mobilizim për të realizuar ardhjen e protestuesve. Mund të them se ka një përgjigje shumë të mirë për pjesëmarrjen në protestë”, tha Çaushi.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti arsyetoi edhe kërkesën për shkarkim të Jabllanoviqit për të cilin tha se bëhet fjalë për një ministër i cili nënat e të pagjeturve dhe aktivistët protestues i quajti egërsira, ku siq u shpreh ai i vjen keq që s’ka mundur të marrë pjesë në luftë me shokët e tij në Koshare e në Morinë, e po ashtu i cili e mohon historinë e popullit të Kosovës dhe vuajtjet e tij, madje duke thënë se nuk është në dijeni se në Kosovë ka pasur masakra dhe një ministër i tillë nuk e ka vendin as në skenën politike kosovare e lerë më të ketë përgjegjësi në ekzekutiv.

“Prandaj është urgjente për Republikën dhe demokracinë, po ashtu është urgjente për parlamentarizmin dhe drejtësinë që një ministër i tillë urgjentisht të shkarkohet. Kërkesa jonë vazhdon të jetë e njëjtë përderisa sjellja dhe qëndrimi i kryeministrit Mustafa vazhdon të jetë e njëjtë. Për mua është sa e çuditshme aq edhe absurde se si kryeministri Mustafa e merr në mbrojtje ministrin Jabllanoviq, unë nuk e kuptoj këtë gjë. Populli nuk është çuditur që Jabllanoviq deklaron ashtu, populli është çuditur pse Isa Mustafa e mbron atë. Isa Mustafa duhet të heq dorë nga Jabllnoviqi dhe njëherë e përgjithmonë në Republikën e Kosovës të mësohemi se janë disa gjëra të cilat janë të padiskutueshme”, tha Kurti.

Më tej ai bëri me dije se bashkë me ta nesër në protestë do të jenë edhe AAK- ja dhe NISMA, pasi siç tha protesta nuk është partiake as thjesht opozitare, por një protestë gjithë popullore për diçka që është e rëndësisë jetike për shtetin e Kosovës dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Protesta do të fillojë në orën 12 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të ndalet para Qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit