4 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Kushtetuta hapet javën e ardhshme

FSK-marrshVendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në nuk janë vendim më i rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës duhet ta marrë javën e ardhshme. Të enjten e javës tjetër, nëse nuk ndryshohet agjenda aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet të votojë edhe për amendamentet kushtetuese që do të mundësojnë krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka pranuar vlerësimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet për FAK-un, ndërsa të njëjtat pritet të diskutohen në kryesi ku kjo e fundit do të vendosë që të procedohen ose jo për votim në seancë. Liderët e partive politike do të takohen të hënën për të vendosur nëse do ta plotësojnë kushtin që kanë komunitet pakicë për ta votuar FAK-un.

Ata kërkojnë që në këmbim të votës për FAK t`u zgjaten ulëset e rezervuara edhe për një mandat, gjë që do të kërkonte amendamentimin e Kushtetutës gjithashtu. Në skenarin kur nuk do të plotësohej kushti i komuniteteve, atëherë votimi për FAK-un do të dështonte. Pranimin e lëndës nga Kushtetuesja e ka konfirmuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi./Tribuna/

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.   Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre...

Lajmet e Fundit