5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Kuvendi i Dragashit bart 120 mijë euro për menaxhimin e situatës aktuale

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, të premten, kanë miratuar vendimin për bartjen e 120 mijë eurove me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar me virusin korona.

Në seancën e jashtëzakonshme zyrtarët e pushtetit lokal kanë pohuar se kjo shumë e mjeteve do të përdoret për përkrahjen e familjeve nevojtare, blerjen e materialeve mbrojtëse, si dhe dezinfektimin e hapësirave publike, shkruan KOHA.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka sqaruar se në propozim-vendim parashihet bartja e mjeteve në shumën e sipërpërmendur nga Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria për Buxhet e Financa.

“Këto mjete parashihet të shfrytëzohen vetëm për menaxhim të situatës për shkak të virusit COVID-19… Gjithë këto mjete parashihen për pako financiare, që kemi kërkesë nga një pjesë e qytetarëve tanë për shkak të rrethanave të krijuara dhe gjendjes sonë financiare. Por parashihen edhe për dezinfektimin e hapësirave publike dhe furnizimin me mjete mbrojtëse”, ka thënë Shabani, teksa u ka bërë thirrje këshilltarëve që ta përkrahin këtë propozim.

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Lajmet e Fundit