Kuvendi sot debaton për mos liberalizimin e vizave nga BE për Kosovën

Sot Kuvendi i Kosovës me fillim në ora 10:00, do të vazhdojë seancën plenare, ku në rend ditë janë tri pika.

Pika e parë do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,  votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë si dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,  ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton RTKlive.

Kurse nga ora 11:00, mbahet seancë e re plenare, ku në rend dite janë 13 pika në rend dite.

Do të fillohet si zakonisht me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimin e dytë ë Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit