LAJMI I FUNDIT: Nëntë raste me Omicron në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID-19, Omicron, ka arritur edhe në Kosovë ku janë paraqitur nëntë raste.

IKSHPK tha se sot, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, ku nga këto mostra, nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin Omicron.

Tutje, në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste, dy prej tyre janë importuar nga SHBA-të, dy nga Londra, një nga Franca dhe katër në Mitrovicë, të cilët sipas IKSHPK-së thonë se nuk kanë udhëtuar dhe nuk kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

“Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike”.

“Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit