20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Lamtumira e fundit për Veli Radën

247-1024x757777Përcillet për në banesën e fundit aktori dhe komentatori i njohur sportiv Veli Rada.

72- vjeçari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe mëngjesin e sotëm zemra e tij ka pushuar së rrahuri.

Ceremonia për nder të tij është mbajtur sot në Teatrin e Metropolit, ndërkohë që fjala e lamtumirës është lexuar ne emer te Bashkise, nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Në emër të kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ajo ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për Radën.

“Do të kujtohet gjithmonë ashtu siç ishte në skenë, i cili mbas 35 vitesh karriere, duke i provuar dhe bërë të gjitha detyrat për një artist, u vlerësua me dy çmime: Mirënjohja e Tiranës dhe Mjeshtër i Madh. Këto çmime ai i meritonte shumë më herët në karierën e tij. Ne do ta kujtojmë atë në shumë role që ka pasur, por do ta kujtojmë edhe si një demokrat i ditëve të para. Për të gjithë ne ai do të mbetet njeriu i qeshur,” tha ajo.

Ndërkohë djali i tij, Xhoti Rada tregon momentet e fundit.

Që nga dyshimi i mjekëve për ftohje të rëndë dhe kurimi i tij në Turqi deri në zbulimin e një tumori. Ai thotë se meraku i tij më i madh deri në momentin që mbylli sytë është nipi i tij i vogel.

“Ditët e fundit shfaqi probleme shëndëtesore. Mjekët na thanë fillimisht për ftohje. E kuruam në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë kuptuam që kishte tumor. Dhimbje e madhe për familjen. Meraku i fundit i babit tim ishte nipçja i tij i vogël, të cilin e merrte me vete”.

Një mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe Presidenti Bujar Nishani.

“Ky lajm, ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e humorit që ai krijoi, më ka prekur jashtëzakonisht thellë. E konsideroj vërtet një humbje të madhe për kulturën tonë shqiptare dhe veçanërisht për gjininë e humorit që Veliu ushtroi vazhdimisht në Shqipëri. E gjithë shoqëria shqiptare ndjen një dhimbje për këtë ndarje, sepse nuk do ta kenë më mes tyre për së gjalli në skenat e humorit dhe ekranet e televizorëve duke interpretuar skeçe dhe pjesë të tjera humoristike, nëpërmjet të cilave jo vetëm që i bënte njerëzit për të qeshur duke u falur momente argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me mençuri mjaft plagë të shoqërisë shqiptare,” thuhet në mesazhin e tij.

Më Shumë

Dragashi mbështet fshatrat fqinj të Shqipërisë me shërbime shëndetësore falas dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, mirëpritën dje në një takim miqësor drejtorin e Qendrës...

Komuna e Prizrenit publikon orarin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Organet komunale tashmë kanë publikuar edhe kalendarin e takimeve publike për...

Lajmet e Fundit