13.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Latifi dhe përfaqësuesit e USAID-it diskutojnë për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies

Në kuadër të projektit të USAID-it për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka pritur të enjten në një takim informues delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit.

Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë.

Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik.

Kryetari Latifi, fillimisht ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën e Rahovecit në shtimin e kontrollit efektiv në fushën e prokurimit publik.

Më Shumë

Një person sulmohet nga djali dhe nipi i tij në Rahovec, arrestohen të dyshuarit

Një person dyshohet se është sulmuar nga djali dhe nipi i tij të dielën në Rahovec. Policia ka njoftuar të mërkurën se dy të dyshuarit...

Shaqir Totaj sërish u nominua nga PDK-ja si kandidat për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të...

Lajmet e Fundit