Prizreni blindon mesfushën: Hazer Brahaj rinovon kontratën

Klubi fubollistik Prizreni ka siguruar vazhdimësinë e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Hazer Brahaj, duke rinovuar kontratën me mesfushorin që është cilësuar si “zemra dhe motori i ekipit”, raporton PrizrenPress.

Në njoftimin zyrtar, klubi e ka vlerësuar lartë kontributin e tij ndër vite, duke theksuar se “Hazeri ka dhënë gjithmonë maksimumin në çdo minutë, në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje”. Ai është përshkruar si një shembull për të gjithë ekipin falë përkushtimit dhe profesionalizmit që e karakterizon.

“Me Hazerin në mesin tonë, vazhdojmë rrugëtimin drejt objektivave të mëdha dhe jemi të bindur se ai do të jetë përsëri një nga lojtarët kyç në sukseset tona të radhës”, thuhet më tej në komunikatën e klubit. /PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit