Engjëll Çuperjani – Grushti i Prizrenit

Engjëll Çuperjani lindi në Prizren në vitin 1939, në një familje të vjetër prizrenase me tradita të pasura.

Shkollimin fillor dhe të mesëm për artin e filigranit e kreu në vendlindje, ku që në moshë të re tregoi talent dhe përkushtim të veçantë për këtë mjeshtëri të rrallë. Përveç shkollës, ai frekuentonte edhe Kooperativën e Agjendarëve të Filigranit, ku më vonë punoi si profesionist, duke u dalluar për shkathtësinë dhe punimet e tij artistike.

Paralelisht me zanatin e artë, Engjëlli ishte edhe sportist i përkushtuar. Ai u angazhua në klubin e boksit të qytetit “Skënderbeu”, i cili në atë kohë ishte një nga klubet më të suksesshme në Kosovë. Së bashku me boksierë të njohur si Cani, Krista, Bella, Muharremi dhe Shadani, Engjëlli dha kontribut të rëndësishëm në ngritjen e këtij klubi në majat e sportit kosovar.

Në vitet ’60, Engjëlli u shpërngul në Crikvenicë, Kroaci, ku jetoi deri në fundin e jetës. Ai u nda nga jeta në vitin 2014, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si në mjeshtërinë e filigranit, ashtu edhe në sportin e boksit.(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit,” me autor Salajdin Krasniqi)

Marketing

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit