8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Totaj publikon agjendën për festat e qershorit, fton publikun për pjesëmarrje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të festave të qershorit.

Sipas tij për përvjetorin e 147-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që shënohet me 10 qershor dhe për Ditën e Çlirimit të Prizrenit që shënohet me 12 qershor, Komuna e Prizrenit ka organizuar aktivitete të ndryshme që zhvillohen për t’i nderuar këto ngjarje të rëndësishme historike.

“Me rastin e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve kulturore dhe artistike që do të organizohen nga Komuna e Prizrenit”, është shprehur Totaj në rrjetet sociale, duke shpalosur edhe agjendën e aktiviteteve për festat e qershorit.

 

Më 10 qershor nga ora 11 në kompleksin muzeal shënohet 147-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në orët e pasdites, mbahet manifestimi letrar.

Në mbrëmje organizohet koncerti festiv me mysafirin Kastriot Tusha, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ndërkaq shënimi i Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor nis me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, vazhdon me seancën solemne të Kuvendit të Komunës, me akademinë e OVL e UÇK-së në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, si dhe koncertin e SHKA-ve me këngë dhe valle.

Në mbrëmje organizohet koncerti festiv me mysafiren Eli Fara në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Marketing

Më Shumë

Mbahet konsultim publik në Prizren për nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka mbajtur një konsultim publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit